PAS LINDJES SË DIELLIT/ Ami dhe Ermali surprizojnë Arbanën dhe Eduartin me dhuratën e veçantë (FOTO) – AlpeGossip
PAS LINDJES SË DIELLIT/ Ami dhe Ermali surprizojnë Arbanën dhe Eduartin me dhuratën e veçantë (FOTO)

PAS LINDJES SË DIELLIT/ Ami dhe Ermali surprizojnë Arbanën dhe Eduartin me dhuratën e veçantë (FOTO)

Para disa ditësh, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Diell.

Moderatorja nuk e ka zbuluar ende portretin e vogëlushit, mirëpo herë-herë ka ndarë momente të ëmbla pranë tij. Pas lindjes së Diellit, miqtë e Arbanës i kanë dhuruar dhurata të ndryshme për t’i uruar mirëseardhjen.

Së fundmi, ajo është surprizuar nga Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Çifti i kanë dhuruar një buqetë të madhe me luledielli, krahas së cilës kanë vendosur një pusullë:

“Dielli që solli veç diell këto ditë! Arbana dhe Eduart t’ju rrojë engjëlli juaj dhe paçi vetëm ditë të bukura në jetën tuaj! Jo pa qëllim lulet t’i dërgova me vonesë, sepse e dija që nuk do kishit vend në shtëpi nga buqetat e shumta… miqësisht Ami dhe Ermali!”

Arbana e ka ndarë dhuratën në Instastory, duke shkruar se sapo është kthyer në shtëpi, ka gjetur surprizën e bukur.