“PSE I BËN MË TË VOGLA TË PASMET?” Fansat nervozohen me “Photoshopin” e Kimit – AlpeGossip
“PSE I BËN MË TË VOGLA TË PASMET?” Fansat nervozohen me “Photoshopin” e Kimit

“PSE I BËN MË TË VOGLA TË PASMET?” Fansat nervozohen me “Photoshopin” e Kimit

Së fundmi Kim Kardashian ka publikuar foto nudo për të prezantuar koleksionin më të ri të makijazhit. 38-vjeçarja postoi një tjetër foto të mërkurën, ku shfaqej e veshur me një trupore ngjyrë “nude” dhe krah saj qëndronte një mashkull i zhveshur.

Ndërkohë që qëllimi i saj ishte të tërhiqte vëmendje me makijazhin, ndjekësit e Kim-it nisën të shkruanin për dështimin e “photoshop”-it.

Komentuesit ishin më të shqetësuar për trupin e hollë të saj dhe në veçanti për të pasmet më të vogla.

“Çmenduri si ata i kanë edituar të pasmet  e tua false për t’i bërë më të vogla”, shkruante dikush.

Një tjetër fans që nuk ishte dakord me imazhin e Kardashian komentoi:

“Janë më të vogla. Pse të paguash gjithë ato para për t’i bërë më të mëdha, thjesht për t’i bërë më të vogla pastaj nëpër foto. Nuk ka kuptim”.

Disa nga 119 milionë ndjekësit e saj nuk ishin aspak të entuziazmuar për faktin se, Kim kishte etiketuar të gjithë personat që ishin kujdesur për paraqitjen e saj, por nuk kishte etiketuar në foto modelin.

“Etiketoje atë dreq djalë në këtë dreq foto. Jepi merita”, shkroi dikush.

Modeli në foto është aktori Quinten Barnard.