REAGON PËR HERË TË PARË PAS LINDJES/ Ajola Xoxa ka disa fjalë për djalin: Mami do që ti të jesh si…(FOTO) – AlpeGossip
REAGON PËR HERË TË PARË PAS LINDJES/ Ajola Xoxa ka disa fjalë për djalin: Mami do që ti të jesh si…(FOTO)

REAGON PËR HERË TË PARË PAS LINDJES/ Ajola Xoxa ka disa fjalë për djalin: Mami do që ti të jesh si…(FOTO)

Me tetë tetor, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë, pasi u bekuan me një vogëlush, të cilin e pagëzuan me emrin Kajan.

Gjatë shtatzënisë, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, u kujdes që të mos e ekspozonte shumë barkun e rrumbullakosur, ndaj tregohej e kujdesshme në fotot që publikonte në rrjetet sociale. Vihej re se ajo zgjidhte fustanet e gjatë në ngjyrë të errët në evente, duke fshehur sadopak pritjen e ëmbël.

Mirëpo mbremjen e sotme, Ajola Xoxa ka publikuar foton e adhurueshme të shtatzënisë, e cila është shkrepur 12 orë përpara se Kajan të vinte në jetë. Në foton bardhë e zi, ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të ngushtë, që nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur. Krahas fotos ku pozon në profil, Ajola i drejtohet të birit, me një mesazh shumë emocionues, ku i rrëfen sesi ai i ka ndryshuar jetën.

Kjo fotografi është marrë 12 orë përpara se ti të vije në jetë Kajan, e të na e mbushje jetën plot me dritën e bardhë të rrezes së parë të agimit. Mami uron që ti të rritesh i shëndetshëm, të bëhesh një njeri i mençur, i mirë dhe i drejtë, të të udhëheqi në jetë gjithnjë dashuria dhe asnjëherë inati; të bëhesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemrën plot mirë si si nëna Valbona dhe plot dedikim si nëna Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, të kesh buzëqeshjen gjithë dritë si gjyshi Luani që të mbron nga qielli, zemrën të paqtë si stërgjyshja Gano dhe të jesh cool si xhaxhai Arbi. Nga mami tashmë ti e ke marrë të gjithë zemrën dhe zemra ime qëndron e gjitha aty brenda zemrës tënde të vogël përgjithmonë.” : shkruan krahas fotos ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur Ajola Xoxa.