Vipat e showbizit shqiptar e kanë kthyer në trend së fundmi të biseduarin me fansat e tyre nëpërmjet “ask me questions.” Këtë ka bërë edhe ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi ditën e sotme.
“E di që cdo jesh nuse në Kosovë, një zog i vogël po flet,” ka shkruar ai.
Mirëpo në përgjigjjen e Rikës nuk kishte as një konfirmim ose mohim për këtë thashethem. Ndër të qeshura ajo është shpehur se do të jetë në Kosovë për dasmën e një shoqeje por vetëm kaq.
Kujtojmë që para pak kohësh Roçi u përfol nga mediat se pushimet e saj po i kalon me vllain e Meriton Mjekiqit, Rinorin dhe se ata kanë nisur një romancë dashurie së bashku.
Mirëpo ish-banorja ju dha fund këtyre aludimeve me anë të një postimi në ‘InstaStory’.
Ajo sqaroi njëherë e mirë se pushimet po i shijon me familjen e saj dhe kjo duket qartë nga fotot që ka ndarë me ndjekësit ditë pas dite.
“Më ndodh gjithmonë të lexoj gjëra për veten që as unë vetë nuk i di. Di që jam në Sardenja me pushime, me familjen time. E vërtetuar kjo nga nga ‘story-t’ që postoj gjithmonë me mbesën time,” -është shprehur ajo.
Ndër të tjera ish-banorja e BBV shtoi se Rinorin e njeh por nuk ka asgjë mes tyre.
Patjetër e njoh Rinorin po asgjë më shumë, ju lutem ndaloni me informacione fallso se më keni lodhur,”-përfundon Rikja.