ROBERTI U LARGUA/ Një tjetër anëtar lë jurinë e ”Dance with me” – AlpeGossip
ROBERTI U LARGUA/ Një tjetër anëtar lë jurinë e ”Dance with me”

ROBERTI U LARGUA/ Një tjetër anëtar lë jurinë e ”Dance with me”

Për startimin e spektaklit shumë të ndjekur ‘Dance with me 6’ ka mbetur dhe shumë pak. Para disa ditësh u zbulua se Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e jurisë këtë sezon dhe se vendin e tij do ta zërë Gentian Zenelaj.

Mirëpo largimi i Robertit nuk ishte i vetmi sepse së fundmi është bërë e ditur që një tjetër anëtar është larguar nga juria e spektaklit. Bëhet fjalë për balerinin Kledi Kadiu i cili nuk do të jetë më këtë sezon të ri.

Sipas revistes ‘Class’ vendin e tij do zërë koreografja Enada Hoxha e cila e ka pritur mire ftesen per t’ju bashkuar juries.

“Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në ekran, brenda një formati ku lëvrohet kërcimi dhe muzika, që janë pasionet e mia të mëdha dhe që i njoh shumë mirë. Ftesa për të qenë në juri ishte një surprizë e bukur.”- është shprehur Enada.