Sekreti i jetëgjatësisë qëndron tek këmbët! Flasin mjekët: Një posturë e mirë nis... - AlpeGossip
Sekreti i jetëgjatësisë qëndron tek këmbët! Flasin mjekët: Një posturë e mirë nis…

Sekreti i jetëgjatësisë qëndron tek këmbët! Flasin mjekët: Një posturë e mirë nis…

Keni menduar ndonjëherë që sekreti i jetëgjatësisë fshihet pikërisht tek këmbët tuaja?

Studiuesit shpjegojnë se këmbët janë themeli i shëndetit tonë. Duke u kujdesur për to ne mund të parandalojmë dhembjet e secilës pjesë të trupit.
Dhe për më tepër mund të parandalojmë edhe vdekjen.

”Këmbët janë një pjesë e trupit tonë të cilat lihen shumë pas dore . Askush nuk mendon për to deri në momentin kur kupton se dicka nuk shkon” shpjegon doktor Rogers ortoped në klinikën e dëmtimeve sportive në Londër.

Po ai shpjegon se me vetëm pak kujdesje miliona njerëz mund t’u shpëtojnë shumë problemeve të së ardhmes duke shtuar se përkujdesja për muskujt është vitale.

‘Një postur e mirë nis nga këmbët tuaja. Themeli i një ndërtese mban një godinë të tërë dhe nëse themeli është i dobët atëherë ndërtesa bie. E njëjta gjë ndodh edhe me këmbët tuaja’ shpjegon doktori.

Çdo këmbë duhet të funksionojë pothuajse si një trekëndësh, me gishtin e madh, gishtin e vogël dhe thembra duke formuar tre pikat që mbajnë trupin.

Dhe kur ky trekënbësh sqaron specialisti nuk është i balancuar atëherë ndikohen këmbët, gjunjët, vithet, supet.

Dëmtimet në këmbë ndryshojnë mënyrën sesi ju ecni duke prekur kurrizin, muskujt të cilat lidhen me kokën tuaj dhe një gjë e tillë ju shkakton dhembje koke.

Prandaj sic cdo pjesë e trupit muskujt e këmbëve tuaja kanë nevojë për ushtrime dhe kjo bëhet edhe më e rëndësishme me kalimin e viteve, kur muskujt tuaj humbasin fuqinë.