“SHOQJA MË E MIRË E MAMIT”/ Xhensila poston FOTON e veçantë me Ajkën duke e puthur – AlpeGossip
“SHOQJA MË E MIRË E MAMIT”/ Xhensila poston FOTON e veçantë me Ajkën duke e puthur

“SHOQJA MË E MIRË E MAMIT”/ Xhensila poston FOTON e veçantë me Ajkën duke e puthur

Xhensila Myrtezaj është treguar gjithmonë shumë e kujdesshme përsa i përket të voglës së saj, Ajkës dhe është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave.

Të rralla janë rastet kur kemi parë tek-tuk ndonjë foto të vogëlushes, e cila rritet dita-ditës dhe është bërë një zonjushë e vogël.

Tashmë që Ajka është rritur pak më shumë, këngëtarja ka vendosur ta lëshojë pak dorën me fotot me Ajkën dhe na ka kënaqur sytë dy ditët e fundit.

Sot, Xhensila na ka dhënë dozën e sheqerit me një foto me vogëlushen, ku shfaqen duke përqafuar njëra-tjetrën.

“Shoqja më e mirë e mamit. Ajka qumëshhtorja”- shkruan këngëtarja krahas pozës së tyre që na dha kaq pozitivitet sot!