SHPALLEN NË KËRKIM 2 VAJZA/ Vodhën vibratorë me vlerë 600 dollarë (FOTO) – AlpeGossip
SHPALLEN NË KËRKIM 2 VAJZA/ Vodhën vibratorë me vlerë 600 dollarë (FOTO)

SHPALLEN NË KËRKIM 2 VAJZA/ Vodhën vibratorë me vlerë 600 dollarë (FOTO)

Policia është në kërkim të dy grave që vodhën lodra seksuale me vlerë 600 dollarë.

Tre gra shihen në kamerat e sigurisë ndërsa hyjnë në dyqanin e lodrave seksuale ‘Libido’ në Northbridge të Perkës në orën 12.10 të dielën.

Dy prej tyre dyshohet se hoqën paketimin nga katër vibratorë dhe u larguan nga dyqani me lodrat seksuale të fshehura nën veshje.

Pronari i Libido, Garry Smith tha për Daily Mail se ato arritën që të dilnin me katër vibratorë që janë më të shiturit.

Një nga vibratorët, “Come Here Rabbit”, kushtonte 280 dollarë.

Smith pretendon se gratë hynë brenda kur kishte shumë klientë dhe përfituan nga rasti për shkak se stafi ishte i zënë duke u shërbyer klientëve të tjerë.