SHTATZËNIA E SARËS/ Deklarata e Ledrit: Një ditë para se ta merrnim vesh, jemi ndarë – AlpeGossip
SHTATZËNIA E SARËS/ Deklarata e Ledrit: Një ditë para se ta merrnim vesh, jemi ndarë

SHTATZËNIA E SARËS/ Deklarata e Ledrit: Një ditë para se ta merrnim vesh, jemi ndarë

Pavarësisht se janë ndarë prej një kohe të gjatë dhe kanë pasur lëvizje të ndryshme në rrjetet sociale, Sara Hoxha ka bërë një hap të papritur pas intervistës së fundit të Ledrit në emisionin “Mirëmbrëma Yje”

Deri tani, Sara kishte ruajtur fotot me Ledrin në profilin e saj në Instagram, duke i lënë ato në publik, ndryshe nga ai që kishte hequr çdo gjë që lidhej me marrëdhënien e tyre. Por, pas intervistës së reperit, ku ai zbuloi detaje të jetës së tyre private, Sara vendosi që të fshinte të gjitha fotot me Ledrin nga rrjetet e saj sociale.

“E donim, por erdhi pa paralajmërim! Ishim ndarë një ditë para se Sara të më tregonte ekon. Kur më njoftoi, po darkoja me miq dhe kisha pirë pak – mendova se ishte ëndërr. Pyetja ime e parë ishte: A do ta mbajmë? Ajo ishte shumë e lumtur,” – tregoi Ledri, duke përshkruar momentin e parë kur kuptoi që do të bëhej baba.

 

 

Emocionet ishin të dukshme teksa Ledri kujtoi çastin kur mbajti për herë të parë në krahë të voglën Poem.

“Lot gëzimi! Nuk më ndaleshin lotët dhe nuk doja t’i ndalja, ishte momenti më i lumtur i jetës sime,” – tha këngëtari.

Ledri ndau gjithashtu detaje nga jeta e përditshme e Poem, duke treguar se vajza e tyre është përshtatur mirë me jetën mes Tiranës dhe Prishtinës dhe ndjek një kopsht të njëjtë që ndodhet në të dyja qytetet, duke krijuar shoqëri në të dy vendet.