Pas rënies së ndjekësve në rrjetet sociale, familjarët e Eglit kanë reaguar me një mesazh në llogarinë e saj personale të “Instagram”-it, duke theksuar se mbështetja e vërtetë nuk matet me shifra.
Ata sqaruan se vendimi i saj për të vazhduar rrugëtimin nuk ishte për vëmendje apo për ndjekësit, por për veten e saj.
“Sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten… Rëndësi ka të mbeten ata që vërtetë e duan. Vendimi për të vazhduar atë rrugëtim që u la përgjysëm me dhimbje dhe lot nuk ishte për followers, as për vëmendje. Por për Eglin. A do ta ketë të vështirë? Patjetër. A do t’ia dalë? Patjetër. Ne kemi besim dhe do jemi pranë saj sepse kështu mendojmë se duhet bërë me familjarët dhe miqtë, t’i gjendeni pranë kur kanë botën kundër”, shkruhej në postimin në fjalë.