TË FTUAR NË “SHIKO KUSH LUAN”/ Elita Rudi na tregoi emrin e këngëtares me të cilën Gjiko s’duhet të bashkëpunojë… – AlpeGossip
TË FTUAR NË “SHIKO KUSH LUAN”/ Elita Rudi na tregoi emrin e këngëtares me të cilën Gjiko s’duhet të bashkëpunojë…

TË FTUAR NË “SHIKO KUSH LUAN”/ Elita Rudi na tregoi emrin e këngëtares me të cilën Gjiko s’duhet të bashkëpunojë…

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko ishin të ftuarit e Luana Vjollcës në emisionin e së shtunës “Shiko Kush Luan”.

Ata argëtuan publikun dhe kaluan një kohë të mirë në shoqërinë e çifteve të tjera të ftuara, teksa bënë edhe deklarata jo pak të bujshme që kanë marrë vëmendjen e publikut.

Elita s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve të vështira gjatë sfidës “Ndaje ose French Kiss”, ku çiftet duhet të putheshin nëse refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjeve pikante.

“Elita, meqenëse Gjiko nuk donte që t’i të intervistoje Milaim Zekën, ndaj me ne sot në “Shiko Kush Luan” emrin e këngëtares shqiptare që nuk do ta lejoje kurrë bashkëshortin tënd të bashkëpunonte, si dhe emrin e këngëtares që mendon se do të prodhonin sukses si dyshe.”- ishte pyetja për moderatoren.

Kësaj pyetjeje Elita vendosi t’i përgjigjet, duke dhënë dy emra.

Ajo u shpreh se do t’i pëlqente një bashkëpunim i Gjikos me Dhurata Dorën pasi do të prodhonte shumë sukses, ndërsa përsa i përket emrin tjetër, zgjodhi Remzije Osmanin.

Mirëpo, Elita nuk e vonoi edhe një shpjegim duke treguar se arsyeja e vetme pse s’do të donte t’i shihte në bashkëpunim është fakti që kanë stile të ndryshme dhe nuk përshtaten aspak në një projekt.