Travis Scott dhe Kylie Jenner gati për fëmijën e dytë: Nëse do të vinte jemi… – AlpeGossip
Travis Scott dhe Kylie Jenner gati për fëmijën e dytë: Nëse do të vinte jemi…

Travis Scott dhe Kylie Jenner gati për fëmijën e dytë: Nëse do të vinte jemi…

Në fillim të muajit shkurt, Kylie Jenner dhe Travis Scott u bënë prindër për herë të parë me vajzën e tyre, Stormi. Pas 6 muajsh kanë filluar të përhapen thashetheme, se Travis dhe Kylie po mendojnë të bëjnë një fëmijë të dytë.

Megjithatë ata të dy nuk e kanë ende me ngut dhe në këto momente për ta do të ishte njësoj si me 1 apo dhe me 2 fëmijë. “Nëse do të vinte në jetë një fëmijë i dytë Travis do të ndihej shumë mirë, por edhe nëse nuk vjen do të ndihej sërish mirë”, – ka treguar një burim pranë çiftit për “Hollywood life”. Megjithatë vetë Kylie nuk e ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë, sepse ajo sapo i është kthyer biznesit të saj, “Kylie Cosmetics” dhe palestrës për t’u fituar sërish linjat e mëparshme trupore. Kjo do të thotë se thashethemet nuk janë të vërteta dhe Kylie me Travis janë të lumtur për familjen që kanë tani.