Turistja i jep picën e saj një “të pastrehu”, nuk e kishte imagjinuar kurrë se kush ishte ai – AlpeGossip
Turistja i jep picën e saj një “të pastrehu”, nuk e kishte imagjinuar kurrë se kush ishte ai

Turistja i jep picën e saj një “të pastrehu”, nuk e kishte imagjinuar kurrë se kush ishte ai

Një grua nga Franca, Karine Gombeau, ishte në New York për pushime kur ngatërroi aktorin amerikan Richard Gere për një të pastrehë.
Pa e njohur atë, ajo i ofroi atij një copëz nga pica e saj. Gere ishte duke gërrmuar në një kazan plehrash kur Karine po dilte nga restoranti me partnerin dhe djalin e saj 15 vjeçar. Pasi i dha picën aktorit, turistja gjysmë anglisht e gjysmë frengjisht, i tha : “Më fal por pica është e ftohtë”.

Aktori iu përgjigj: “ Shumë faleminderit, Zoti të bekoftë”. Karine nuk e kishte kuptuar ende se kë kishte takuar ajo në rrugët e New York-ut , derisa dy ditë më pas, një punonjës i hotelit ku ajo dhe familja e saj po qëndronte, i tregoi foton në gazetë, ku ajo qëndronte pranë Richard Gere. Francezja kishte hyrë aksidentalisht në sheshxhirimin e filmit “Time out of Mind”, ku 66 vjeçari luan një nga rolet kryesore. Për Richard Gere dhe anëtarët e tjerë të stafit, ky moment do të mbahet mend gjatë si ilustrimi perfekt i një akti të thjeshtë human.