U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Elitën e paska zënë “halli” me Botën, gjithë natën… – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Elitën e paska zënë “halli” me Botën, gjithë natën…

U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Elitën e paska zënë “halli” me Botën, gjithë natën…

Në fillim të këtij muaji, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin më të veçantë që kishim dëgjuar, Bota!

Sapo lindi, Bota u bë me një llogari personale në Instagram dhe prindërit e saj nuk ngurruan të na e tregojnë menjëherë portretin e të voglës.

Mirëpo, emri super i veçantë i bebushes, të cilin ia paska zgjedhur Gjiko, është paragjykuar shumë nga publiku, siç tregon vetë Elita. Ndaj, ajo ka një pyetje për ndjekësit e saj:

“I kisha pyt ata që paragjykojnë pse është e pranueshme emrin Ylli, Marsi, Venera (Venus), Bora, Dielli, etj. e jo Bota?”- shkruan ajo.

Por, kur u çua në këmbë pasi lindi? Menjëherë, sepse detyra si nënë dhe si bashkëshorte e thërriste.

“Menjëherë sepse kur u ktheva nga spitali Zëri ishte shumë i sëmurë me temperaturë dhe kollë. Të njëjtin virus e mori dhe Asdreni. Nana Eli u desht me marrë situatën nën kontroll për familjen.”- shkruan Elita.

Mirëpo, pas lindjes së Botës kanë nisur hallet për mami Elitën! Ajo ka nisur të rrijë pa gjumë për shkak të bebushes dhe këtë e ka treguar me foton e fundit që ka publikuar në Instagram.

“Gjendja e vërtetë, pa pikë gjumi.”- shkruan Elita, e cila në fakt na duket sërish në top formë!

Elita ka rrëfyer se ka shtuar diku tek 18 kilogram nga shtatzënia dhe ende s’e ndjen veten gati të rikthehet në ekran.

Duket se ajo ka vendosur t’i përkushtohet familjes së saj, e cila tashmë është më e bekuara!