U NDANË/ Por Dafina Zeqiri nuk heq dorë nga DJ Geek, shihni ç’bën për ish-in (FOTO) – AlpeGossip
U NDANË/ Por Dafina Zeqiri nuk heq dorë nga DJ Geek, shihni ç’bën për ish-in (FOTO)

U NDANË/ Por Dafina Zeqiri nuk heq dorë nga DJ Geek, shihni ç’bën për ish-in (FOTO)

Pak kohë më parë Dafina Zeqiri deklaroi ndarjen nga partneri i sa Dj Geek. Në një rrëfim për revistën Story, Dafina tregoi se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, tha këngëtarja.

Madje pas ndarjes ajo i dedikoi ish-partnerit këngën “A je pendu”.

Megjithatë së fundmi kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve komentet që Dafina i ka lënë Dj Geek-ut në fotot që ai ka postuar në Instagram.

“Foto më e mirë e jotja”, i shkruan Dafina në njërin prej postimeve ndërsa në një tjetër i komenton zinxhirin që ai ka në qafë.

Këto komente kanë nisur aludimet se dyshja mund të jenë rikthyer apo janë thjesht komente shoqërore dhe Dafi e Dj Geek po ruajnë një raport të mirë edhe pas ndarjes.