Ditën e djeshme, mjaft media të njohura bënë të ditur se kryeredaktorja e Top Show Magazine, njëkohësisht edhe bashkëshortja e Alban Dudushit, do të jetë fytyra e re e emisionit të Pasdites në Top Channel.
E kontaktuar nga “Revistawho’’, Bieta nuk e ka mohuar këtë informacion por as e ka pohuar, duke thënë se tregu është i hapur si për drejtuesit e televizioneve por edhe për gazetarët.
‘’Unë jam e angazhuar me “Top Talent”, talent show më i ri që fillon të merkurën në ‘Top Channel’. Sezoni veror është një treg i hapur për drejtuesit e televizioneve dhe gazetarët për projekte të reja, në funksion të një sezoni të ri televiziv edhe më të suksesshëm,” ka thënë Bieta.