Sipas “Daily Star” ajo pranoi në një emision televiziv amerikan:
“Po, ka pasur presion. Kam punuar me një fotografe grua të quajtur Corinne Day dhe ajo gjithmonë donte të fotografohesha pa asgjë në trup”.
Ajo foli edhe për fotografinë gjysmë të zhveshur të shkrepur më 1993 për “Calvin Klein”.
E pyetur se çfarë këshille do t’u jepte modeleve më të reja, ajo tha: “Ato nuk duhet ta bëjnë këtë nëse nuk duan ta bëjnë. Unë nuk do të lija vajzën time ta bëjë atë “.
Ajo tha se do të mbështeste vajzën 15-vjeçare, Lila Grace Moss Hack – babai i së cilës është ish-Jefferson Hack – nëse ajo vendos të hyjë në botën e modelimit.