Ups… Cardi B zbulon aksidentalisht gjininë e fëmijës, ajo do të ketë një… – AlpeGossip
Ups… Cardi B zbulon aksidentalisht gjininë e fëmijës, ajo do të ketë një…

Ups… Cardi B zbulon aksidentalisht gjininë e fëmijës, ajo do të ketë një…

Cardi B është në muajin e 7-të të shtatzënisë dhe gjatë gjithë kësaj kohe është treguar e kujdesshme që ta mbajë të fshehtë gjininë e bebit të saj. Mirëpo reperja e njohur së fundmi, ka lënë të nënkuptohet se fëmija i saj i parë është vajzë.

Duke folur për “Entertainment Tonight” mbrëmjen e të hënës në Met Gala në New York, 25-vjeçarja tha: “Oh, ajo dëshiron të luftojë me mua! Fustani im peshon 35 kilogramë plus bebin. E vogla peshon tre kilogramë e gjysmë. Kjo është shumë mirë për shtatë muaj, sepse unë kam lindur 5 kilogramë”.

Pranimi i Cardi B vjen vetëm disa javë pasi motra e saj Hennessy Carolina nëpërmjet një postimi në Instagram, të cilin më pas e fshiu, i referohej bebit si një vajzë.

“Një fëmijë është me të vërtetë një bekim nga Zoti, unë e di se sa e madhe ka qenë dëshira jote të bëhesh nënë”, shkruante ajo krahës të një foto ku shfaqej Cardi B.

“Ti gjithmonë ke qenë si një nënë e dytë për mua, kështu që unë e di që do të jesh nëna më e mirë ndonjëherë. Je kujdesur për mua sikur të isha vajza jote”.

Hennessy vazhdoi: “Mezi po pres ta mbajë foshnjën në dorë dhe t’i jap asaj shumë puthje dhe përqafime”.

Cardi B e konfirmoi shtatzëninë e saj gjatë spektaklit “The Tonight Show starring Jimmy Fallon”, në fillim të marsit pasi kishin filluar të qarkullonin thashethemet për kilogramët e saj të tepërt.

Gjatë kësaj interviste reperja pranoi se shtatzënia ishte aksidentale dhe madje kur ajo e zbuloi kishte menduar edhe mundësinë që ta ndërpriste atë duke pasur parasysh angazhimet e shumta profesionale që kishte.

Mirëpo më në fund Cardi B dhe partneri i saj Offset vendosën që shtatzënia të vazhdonte dhe ata ndihen shumë të entuziazmuar.