Duket sikur ka dalë moda që moderatorët të provojnë veten dhe në këngë. Ka nga ata që nuk bëhen këngëtarë si Luana apo Klea Huta, por thjesht e provojnë një herë që ta kenë kujtim.
AlpeNews.al po ju sjell rastet e moderatorëve shqiptarë që karierën e tyre e kanë nisur si moderatorë dhe e vazhdojnë akoma, por i dhanë publikut dhe “kënaqësinë” për ti parë në një fushë tjetër. Por a i kanë pëlqyer publikut, mbetet për ti parë!
Rasti i fundit është Kelvi Kadilli. Sapo e publikoi këngën e tij të parë “Vajzat e fshatit”. Tekstin e ka shkruar vetë dhe nga aq sa kuptohet u dedikohet vajzave që bëjnë si interesante. Edhe pse projekti është funny në përgjithësi, dëgjuesit e YouTube nuk e kanë pritur dhe aq mirë.
Luana Vjollca i befasoi të gjithë teksa në vitin 2013-të publikoi këngën e saj të parë “Tërbohu”, e cila do të pasohej edhe nga disa këngë të tjera ndër vite. Fansat e saj të zjarrtë e mirëpritën Luanën në profilin e këngëtares dhe madje kohët e fundit duket sikur po i luten që të sjellë ndonjë këngë të re.
Mirëpo jo të paktë ishin edhe ata të cilët e kritikuan ashpër duke i thënë se ajo nuk di të këndojë, dhe gjithçka në këngët e saja i dedikohej efekteve muzikore dhe programeve modifikuese.
Luana pritet ti rikthehet sërish muzikës, në një bashkëpunim me Bujar Qamilin.
Klea Huta është një tjetër moderatore e cila iu fut muzikës. Ajo ka treguar se di të bëjë njëkohësisht disa gjëra. Moderimi është pika e saj e fortë, por Klea është e suksesshme edhe si këngëtare. Klea ka marrë pjesë në “Këngën Magjike”, dhe “Amla” u bë menjëherë hit. Më pas publikoi këngën “Bla Bla” ku sërish u mirëprit shumë mirë nga fansat.
Pas moderimit, guxim për të bërë këngë ka pasur dhe Ledion Liço. Kënga e tij mban titullin “Yes” dhe përmban skena të forta seksi. Për këtë arsye ai është kritikuar nga audienca për videoklipin e këngës, dhe duket se pas asaj nuk e provoi më.
/Përgatiti AlpeNews.al/
Gazetare Kejsi Lama