“West Side Family” do të jenë sërish tre/ Ja cili këngëtar do ti bashkohet grupit (FOTO) – AlpeGossip
“West Side Family” do të jenë sërish tre/ Ja cili këngëtar do ti bashkohet grupit (FOTO)

“West Side Family” do të jenë sërish tre/ Ja cili këngëtar do ti bashkohet grupit (FOTO)

West Side Family” prej kohësh ka qenë një prej grupeve më të njohura e më të dashura për publikun shqiptar, djemtë e të cilit kanë sjellë këngë hite që ende dëgjohen edhe sot.
Mirëpo, pas vdekjes së njërit prej antarëve të grupit, Dr. Florit, dy djemtë e tjerë, Landi Hysi dhe Armir Shahini e patën mjaft të vështirë humbjen e mikut të tyre dhe e lanë disi ‘pas dore’ West Side Family.

Mirëpo, së fundmi ishte Landi ai ka dhënë lajmin e gëzueshëm për fansat. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ka lajmëruar se grupi do të ketë sërish 3 antarë dhe këtë herë me djemtë do të bashkohet vëllai i Dr. Florit, Alban Kondi.

“3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për #WestSideFamily. Ashtu dukej dhe ndihej nfakt. 3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë. 3 duket të jetë numër i suksesshëm.3 pika për retiçencë.”- ka shkruar Landi.