MIRËNJOHËS “Top Channel” dhe ja me kë nuk kam komunikim/ Erion Isai zbulon të VËRTETËN – AlpeGossip
MIRËNJOHËS “Top Channel” dhe ja me kë nuk kam komunikim/ Erion Isai zbulon të VËRTETËN

MIRËNJOHËS “Top Channel” dhe ja me kë nuk kam komunikim/ Erion Isai zbulon të VËRTETËN

Largimi i tre aktorëve të humorit, Erion Isai, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku nga ‘Portokalli’ ka qenë një nga çështjet më të diskutuara në media. Për të folur për të gjitha ndryshimet në karrierë, Erion Isai ishte i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’. Kur u pyet se nëse ka pasur hatërmbetje mes tij dhe drejtueseve të ‘Top Channel’, aktori u shpreh: “Nuk ka hatërmbetje. ‘Top Channel’ ka qenë arsyeja që lashë qytetin tim për të jetuar në Tiranë. Kam mirënjohje të madhe për atë televizion, ‘Portokalli’-në dhe Altin Bashën”. Megjithatë ai ka treguar se me regjisorin e ‘Portokalli’, Altin Bashën nuk ka komunikim. “Shihemi dhe në rrugë dhe nuk përshëndetemi. Megjithatë kjo nuk ndryshon mirënjohjen time për të”, – ka thënë Isai. Ndërsa përsa i përket eksperiencës së re në ‘Klan’, ai është shprehur shumë i kënaqur për të gjithë stafin dhe që punon pranë Ardit Gjebreas, të cilin e ka mik prej 11 vitesh.