“XING” ME KYLIE JENNER/ Lori Hoxha shfaqet seksi me fustanin “latex” (FOTO) – AlpeGossip
“XING” ME KYLIE JENNER/ Lori Hoxha shfaqet seksi me fustanin “latex” (FOTO)

“XING” ME KYLIE JENNER/ Lori Hoxha shfaqet seksi me fustanin “latex” (FOTO)

Trendi që po dominon më së shumti tani për momentin është trendi ‘latex’. Kryesisht këto veshje me shkëlqim që janë edhe shumë sensuale u prezantua nga motrat Kardashian dhe më vonë u përqafua nga yjet e tjerë si: Bella Hadid, Rita Ora etj.

Trendi i fustaneve ‘latex’ nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga VIP-at shqiptarë, përmendim blogeren e njohur Lori Hoxha, e cila është në një hap me modën dhe trendet e fundit.

Se fundmi Lori ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me një fustan latex ngjyrë nude pas trupit që e tregon mjaft seksi. Mesa duket blogerja e njohur për këtë veshje është inspiruar nga Kylie Jenner, e cila pikërisht me këtë fustan është shfaqur para pak kohësh. Lori dhe Kylie kanë bërë ‘xing’ me këtë veshje, ku vlen të rikujtojmë se nuk është hera e parë që ajo frymëzohet nga stili i motrave Kardashian-Jenner.