E NISËN NGA EDICIONI I LAJMEVE/ Shihni ku ndodhen sot këta gazetar: Nga Sonila tek Majlinda Bregu (FOTO) – AlpeGossip
E NISËN NGA EDICIONI I LAJMEVE/ Shihni ku ndodhen sot këta gazetar: Nga Sonila tek Majlinda Bregu (FOTO)

E NISËN NGA EDICIONI I LAJMEVE/ Shihni ku ndodhen sot këta gazetar: Nga Sonila tek Majlinda Bregu (FOTO)

Kur flasim për fillimet e çdo personi në karrierë kujtojmë sfidat dhe vështirësitë ai mund të ketë kaluar. Dikush ka mbaruar një shkollë që ka dëshiruar gjithmonë dhe ka filluar menjëherë punë në profesion, ndërsa të tjerë në fusha të ndryshme

. Por ka dhe nga ata që kanë përdorur një trampolinë për “tu hedhur” akoma më shumë. Kjo ka ndodhur me disa nga prezantuesit më të pëlqyer nga publiku, të cilët e përdorën studion televizive të lajmeve për të arritur akoma më lartë.

Isli Islami

Isli Islami është ndër djemtë më simpatikë në ‘Top Channel’. Dikur ai e ka nisur karrierën nga zyrat e edicioneve informative, ku e karakterizonte veshja zyrtare dhe serioze. Sot Isli na zgjon çdo mëngjes me sportivitetin dhe humorin e tij. E ku ka më bukur se të shohësh një djalë aq të dashur sapo hap sytë në fillimin e një dite të re?

Sonila Meço

Sonila Meço është një nga ato figura të dashura televizive që prej disa vitesh ka bërë një shkëputje nga ekrani. Pak ditë më parë, ajo dha lajmin e një rikthimi të ri në televizionin ‘Ora News’. Por kush i mban mend fillimet e saj në edicionet e lajmeve? Me siguri të gjithë, sepse ora 19:00 nuk kalohej pa elokuencën e Meços. Më pas Sonila kapërceu në studion e “E diela shqiptare” në krah të Ardit Gjebreas, duke nisur kështu një aventurë të re në moderim.

 

Suela Demiri

Suela Demiri është një ndër spikeret e lajmeve që ka lëvizur nga televizioni “Top Channel” në “Klan” për t’u rritur më profesionalisht. Nga edicioni i lajmeve në Top kaloi në një spektakël shumë të ndjekur siç është “Gjeniu i vogël”. Suela doli jashtë kontureve të lajmeve dhe shpalosi ëmbëlsinë e saj me fëmijët e talentuar. Por kjo gjë nuk zgjati shumë, pasi menjëherë pas përfundimit të këtij spektakli, Demirin u kthye sërish në zyrat e lajmeve. Prapë se prapë, askush nuk e harron Suelën e “Gjeniut”…

Majlinda Bregu

E kush është ai, i cili nuk e di që deputetja e Partise Demokratike, Majlinda Bregu e ka nisur gjithçka nga një studio lajmesh? Me siguri brezi më i rritur, e dinë shumë mirë. Ndërsa të tjerë, sapo e zbuluan në këtë artikull. Majlinda përveç se një politikane e suksesshme, sot është edhe ndër femrat më të bukura të parlamentit. Gjithçka që Bregu ëndërronte në atë kohë, ishte të fliste lirisht dhe tashmë këtë ëndërr e ka bërë realitet. Zëri i saj dëgjohet jo vetëm nga gjinia mashkullore e parlamentit, por e gjithë Europa, pasi ajo lufton fort për integrimin e vendit drejt BE.

 

Jonida Shehu

Jonida është syjeshilja e bukur dhe e shkathët që na shoqëron mbrëmjet e së mërkurës në “Top Channel”. Emisioni i saj më i ri quhet “Soiree”, ku ajo fton personazhe të ndryshëm televizivë dhe kalojnë një mbrëmje relaksuese. Por fillimet e Shehut kanë nisur nga edicionet informative. E kujt nuk i kujtohet edicioni i orës 19:30 në “Vizion Plus”? Sikur Jonida të rithehet edhe një herë, ne të gjithë jemi gati ta shohim me shumë kënaqësi.