“PAGUAJA LEK QË TË MË LININ TË KËNDOJA”/ Sinan Hoxha dhe Gena tregojnë fillimet e karrierës – AlpeGossip
“PAGUAJA LEK QË TË MË LININ TË KËNDOJA”/ Sinan Hoxha dhe Gena tregojnë fillimet e karrierës

“PAGUAJA LEK QË TË MË LININ TË KËNDOJA”/ Sinan Hoxha dhe Gena tregojnë fillimet e karrierës

Dy këngëtarët shqiptarë kanë rrëfyer vështirësitë e fillimit të karrierës. Gena tregoi se kishte kënduar në shumë koncerte falas e ndërsa Sinan Hoxha rrëfeu se jo vetëm që s’ka marrë lekë, por edhe ka paguar në mënyrë që të këndonte.

Sot ata janë dy nga këngëtarët më të paguar shqiptarë përsa i përket muzikës live, popullore dhe dasmave. Por jo gjithçka ka qenë kaq e thjeshtë në fillim. Të ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Gena dhe Sinan Hoxha kanë treguar se në fillimet e karrierës së tyre nuk janë paguar për koncertet që kanë dhënë.

“Nuk jam paguar fare sepse atëherë s’ka pasur lekë. Ishim pionierë,”- tha Gena.

“Sa koncerte pa lekë kemi bërë ne. Mezi prisnim të dilnim në skenë. Kam paguar një shumë shumë të madhe për të marrë pjesë në koncerti. Jo që s’kam marrë, por kam paguar për koncertin në Pallat të Kongreseve, sallën, gjërat, etj,”- tregoi më tej Sinani.