SURPRIZA E FESTIVALIT TË RTSH-SË/ I ftuar këngëtari i preferuar i shqiptarëve (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZA E FESTIVALIT TË RTSH-SË/ I ftuar këngëtari i preferuar i shqiptarëve (FOTO)

SURPRIZA E FESTIVALIT TË RTSH-SË/ I ftuar këngëtari i preferuar i shqiptarëve (FOTO)

Si çdo fundvit, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve Festivali i Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, ku prezantues do të jenë aktori i njohur Viktor Zhusti së bashku me yllin ndërkombëtar Ana Golja.

“Gazeta55” ka zbuluar se i ftuar special këtë vit në Festival do të jetë këngëtari shumë i dashur për shqiptarët, Ermal Meta.

Ai do të performojë para publikut shqiptar këngët e tij më të spikatura dhe deri tashmë Ermali është i vetmi artist i zbuluar nga surprizat që do të sjellë spektakli.