MAJK DO TË PËRFAQSOJË KOSOVËN NË EUROVISION? Reperi zbulon të vërtetën (FOTO) – AlpeGossip
MAJK DO TË PËRFAQSOJË KOSOVËN NË EUROVISION? Reperi zbulon të vërtetën (FOTO)

MAJK DO TË PËRFAQSOJË KOSOVËN NË EUROVISION? Reperi zbulon të vërtetën (FOTO)

Eurovisioni konsiderohet si një festival madhështor që promovon artistët për tregun ndërkombëtar. Por, jo të gjithë artistët e konsiderojnë të tillë.

Reperi Majk ka treguar nëse do e përfaqësonte Kosovën në një festival të tillë.

“Mua Eurovisioni komplet si organizim nuk më duket diçka e madhe. As nuk është se ka dalë ndonjë këngëtar “waw” prej Eurovisionit apo çfarë do festivali, pa dashur të nxjerr keq asnjë. Për punën e tyre respekt, por për mua nuk çojnë peshë festivalet, nuk kam besuar në festivale. Nuk e përjashtoj mundësinë që ndonjëherë, ndoshta mundet”, u shpreh ai në emisionin “NIN”.

Majk është një prej reperëve më të pëlqyer në tregun shqiptar, i cili arrin të kthejë çdo këngë në hit.