ME KOSTUM NEON DHE PA “MAKE UP”/ Dua Lipa nuk njihet në fotot e fundit – AlpeGossip
ME KOSTUM NEON DHE PA “MAKE UP”/ Dua Lipa nuk njihet në fotot e fundit

ME KOSTUM NEON DHE PA “MAKE UP”/ Dua Lipa nuk njihet në fotot e fundit

Dua Lipa është parë gjithmonë në formë perfekte në çdo dalje publike. Ditën e sotme, këngëtarja ka habitur të gjithë me stilin e veshjes, pasi dukej totalisht një tjetër person. Ajo u shfaq në aeroport veshur me një palë pantallona të gjëra në ngjyrë ‘neon’, kombinuar me një bluzë me po atë ngjyrë. Kësaj veshjeje i ka shtuar një xhaketë serioze me kuadrata, kapele të madhe në ngjyrë të zezë dhe një palë këpucë të çuditshme, për të mos harruar, pa pikë grimi në fytyrë. Ishte vetë Dua ajo që e publikoi fillimisht këtë ‘look’ në ‘Instagram’ me shkrimin “Duke jetuar deri në një dalje tjetër”. Edhe pse me një stil ndryshëm, Dua është komentuar pozitivisht për natyralitetin e saj.