NJË YLL SI MAMI/ Khloe e Zaiminës do t’ju rrëmbejë zemrat me këto poza (FOTO) – AlpeGossip
NJË YLL SI MAMI/ Khloe e Zaiminës do t’ju rrëmbejë zemrat me këto poza (FOTO)

NJË YLL SI MAMI/ Khloe e Zaiminës do t’ju rrëmbejë zemrat me këto poza (FOTO)

Vogëlushja e Zaimina Vasjarit, Khloe, e cila vetëm disa ditë më parë mbushi 1 vjeç, është kthyer në një ndër bebushat më të komentuar të showbizit shqiptar.
Herë pas here, këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram foto me të bijën, duke treguar se sa shumë është rritur.

Tashmë që Khloe është 1 vjeç, ajo ka filluar të vishet njësoj si mamaja e saj dhe fotot ku vajzat vishen plot stil tërheqin shpesh vëmendjen e ndjekësve në Instagram, siç ka ndodhur edhe së fundmi.

Zaimina ka publikuar një foto me Khloen në krahë, teksa të dyja janë veshur me fustane të kuq me fruda. Me një fjongo të kuqe në kokë, Khloe është pozicionuar në shpatullën e Zaiminës me njërën dorë dhe sheh nga kamera, pozë me të cilën me siguri ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve të mamasë së saj.