PAS SKANDALËVE/ BBC ndalon transmetimin e muzikës së Michael Jackson – AlpeGossip
PAS SKANDALËVE/ BBC ndalon transmetimin e muzikës së Michael Jackson

PAS SKANDALËVE/ BBC ndalon transmetimin e muzikës së Michael Jackson

BBC Radio 2 duket se ka ndaluar transmetimin në radio të këngëve të Michael Jackson pas ngjarjeve të fundit, ku këngëtari akuzohet (sërish) se ka abuzuar seksualisht me dy fëmijë.

Dokumentari i regjisorit Dan Reed “Leaving Neverland” bëri bujë pasi trajtoi dëshmitë e Wade Robson, 36 vjeç dhe James Safechuck, 41 vjeç, të cilët pohojnë se Jackson ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë.

MICHAEL JACKSON DHE WADE ROBSON

Nisur nga këto dëshmi, BBC Radio 2 ka ndaluar transmetimin e muzikës së Michael-it. Nga ana tjetër, BBC u shpreh për NME se “e vlerësojnë muzikën në bazë të meritave dhe gjithnjë bazohen tek audienca dhe konteksti gjatë transmetimit të këngëve”.

Familja Jackson i ka mohuar akuzat e “Leaving Neverland”.