Muajin e kaluar çifti shumë i komentuar në media, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin e veçantë Zëri.
Gjiko dhe Elita nuk i kanë kursyer fotot me vogëlushin duke i zbuluar portretin menjëherë pas lindjes.
Ndërsa një foto tjetër të vogëlushit na i tregon sot vjehrra e Elitës, Lirije Gjikolli. Në foton e postuar në Instagram ajo shfaqet duke e mbajtur Zërin në krahë dhe e shoqëron imazhin me një zemër.