“E PABESUESHME ÇFARË KAM GJETUR”/ Alketa ndan me fansat zbulimin e saj – AlpeGossip
“E PABESUESHME ÇFARË KAM GJETUR”/ Alketa ndan me fansat zbulimin e saj

“E PABESUESHME ÇFARË KAM GJETUR”/ Alketa ndan me fansat zbulimin e saj

Me anë të disa videove në Instastory, Alketa Vejsiu është rikthyer pas në kujtime, në kohën kur shkruante vjersha. Moderatorja ka gjetur gazetën e saj të parë, të shkruar nga ajo në vitin 1996 dhe që mbante titullin “Vogëlushët”.

“E pabesueshme, shikoni çfarë kam gjetur”, shprehet Alketa teksa shfleton faqet e gazetës dhe lexon vjershat e shkruara nga ajo.

“Kam qenë fiks sa është vajza ime sot”, tregon moderatorja.

Në një postim tjetër Alketa tregon edhe një vizatim të sajin të realizuar me siguri gjatë fëmijërisë.