E KOPJOI NË EMISION/ Bieta Sulo thumbon publikisht Rudina Magjistarin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
E KOPJOI NË EMISION/ Bieta Sulo thumbon publikisht Rudina Magjistarin (FOTO+VIDEO)

E KOPJOI NË EMISION/ Bieta Sulo thumbon publikisht Rudina Magjistarin (FOTO+VIDEO)

Ditën e djeshme, moderatorja Rudina Magjistari u shfaq në emisionin e saj të pasdites me një kostum për të cilin tha se ishte në mëdyshje, ta vishte apo jo.

“E kisha me dyshim këtë kostumin kur e vesha se mendova do thonë ‘ka dalë me pizhama’. Nuk janë pizhama, por kostum i trendit të fundit”, u shpreh Rudina.

Mirëpo, një veshje të njëjtë e kishte pasur një ditë më parë edhe moderatorja Bieta Sulo në emisionin e saj “Ftesë në 5”. Ajo e ka publikuar videon ku tregon veshjen si ‘pizhama’ dhe krahas postimit shkruan datën dhe ditën kur e ka veshur, që përkon me një ditë para se t’a vishte Rudina.

Bieta vendos krahas datës edhe një emoji ku shkel syrin, duke i treguar të gjithëve se ishte ajo e para që doli me një veshje të tillë.

View this post on Instagram

20. 03. 2019 (e merkure 😉)

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on