“U KËNAQËM SHUMË”/ Ftoi vetem 8 veta ne dasmë, Valdrin Sahili tregon arsyen (FOTO) – AlpeGossip
“U KËNAQËM SHUMË”/ Ftoi vetem 8 veta ne dasmë, Valdrin Sahili tregon arsyen (FOTO)

“U KËNAQËM SHUMË”/ Ftoi vetem 8 veta ne dasmë, Valdrin Sahili tregon arsyen (FOTO)

Dy vite më parë stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një dasmë luksoze në Las Vegas që asokohe u komentua shumë në media edhe për faktin që stilisti kishte ftuar vetëm 8 veta.

Mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Valdrini tregoi se në momentin kur vendosën të bënin dasmë, vajza e tij Bella po vinte në jetë dhe për të ishte momenti më i bukur, kështu që mendoi dasmën ta bënte sa më private.

“Isha në një moment të jetës që sapo kuptova që vajza ime, Bella po vinte në jetë dhe doja të gëzoja gjithçka vetëm me Editën dhe me një rreth të ngushtë. Mendova të mos e linim pa kurorëzuar lidhjen 10-vjeçare dhe të bënim një diçka shumë simbolike. Shkuam në Las Vegas ku isha vetëm me vëllezërit dhe shokun e ngushtë. U kënaqëm shumë. Ndjenjëm 2 javë, bëmë pushime në Los Angeles, Las Vegas, Neë York. Ceremonia e dasmës ishte shumë interesante dhe shumë funny”, u shpreh Valdrini.