KA EDHE KËSHTU/ I shkoi t’i këndojë në dasmë, dhëndri kërkon për nuse Anxhela Peristerin – AlpeGossip
KA EDHE KËSHTU/ I shkoi t’i këndojë në dasmë, dhëndri kërkon për nuse Anxhela Peristerin

KA EDHE KËSHTU/ I shkoi t’i këndojë në dasmë, dhëndri kërkon për nuse Anxhela Peristerin

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ishte e ftuar sot në “Thumb”, ku gjatë intervistës ka treguar një histori që i ka ndodhur në Maqedoni.

Anxhela tregoi se kishte shkuar atje për të kënduar në dasmën e një çifti, por një ditë më pas dhëndri e kishte kërkuar për nuse këngëtaren.

“Isha në një dasëm në Maqedoni dhe atje burrat marrin edhe nga dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam një ditë më përpara dhe ditën tjetër e pashë unë në supermarket. ‘Ku je o loqk më tha mua, do të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të kem’. Po ti u martove dje i thashë, po s’ka gjë tha, ajo është për shtëpi, ty të kam për qejf”, tregoi Anxhela.