“TË KËRKOJ KUR ZIHEM ME GRUAN”/ Luana Vjollca ka 2 fjalë për ndjekësin – AlpeGossip
“TË KËRKOJ KUR ZIHEM ME GRUAN”/ Luana Vjollca ka 2 fjalë për ndjekësin

“TË KËRKOJ KUR ZIHEM ME GRUAN”/ Luana Vjollca ka 2 fjalë për ndjekësin

Moderatorja e “Shiko kush luan”, Luana Vjollca, është një ndër personazhet më të ndjekur të showbizit në rrjete sociale, ku qëndron vazhdimisht aktive dhe tërheq vëmendjen me pozat e saj joshëse.

Së fundmi, Luana ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë rozë, ndërsa në përshkrimin e fotos shkruan “Kush po kërkon për mua?”.

Menjëherë në foton e saj kanë vërshuar komentet, ndërsa moderatores i ka rënë në sy komenti i një ndjekësi, i cili i përgjigjet pyetjes së saj.

“Unë, sa herë bëj sherr me gruan”, i shkruan fansi, të cilit Luana ja ka kthyer:

“Gruaja jote qenka më e bukura në botë! Duaje fort.”, pasi ka parë në profilin e fansit fotot me bashkëshorten.