“LË PËR TË DËSHIRUAR”/ Moderatorja shqiptare refuzon të ftojë Majk në emision – AlpeGossip
“LË PËR TË DËSHIRUAR”/ Moderatorja shqiptare refuzon të ftojë Majk në emision

“LË PËR TË DËSHIRUAR”/ Moderatorja shqiptare refuzon të ftojë Majk në emision

Ditën e djeshme në emisionin “Thumb” ka qenë e ftuar gazetarja dhe moderatorja e njohur Dasara Karaiskaj e cila ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj private dhe profesionale.

Dasara njihet si një ndër personazhet më të drejtpërdrejta dhe që nuk ngurron që vazhdimisht të thumbojë personazhet VIP. Pak kohë më parë ajo ka deklaruar se kurrë nuk do të ftonte në emisionin e saj reperin e njohur Majk dhe e pyetur nga Aulona dhe Fatma, Dasara ka zbuluar dhe arsyen pse.

“Sepse përgjigjet e Majkut gjatë një interviste janë vetëm ‘po’ dhe ‘jo’. Unë e dëgjoj Majkun, këngët e tij i pëlqej shumë sidomos ato me ndarje, por mendoj se Majku përfitoi nga zëri i tij dhe sipas meje është zbulim i Babastarsave. Ndoshta pasi nuk ka një ‘background’… apo jeta e tij personale që lë për të dëshiruar…”,  ka përfunduar moderatorja.