Sabri Fejzullahu dhe i biri i tij Ermal Fejzullahu janë dy këngëtarë të skenës shqiptare që kanë fituar zemrën e të gjithë publikut.
Mbrëmjen e djeshme ata po performonin live në një nga klubet e Tiranës, por për t’i mbështetur e për tu argëtuar kishin me vete edhe një mikun e tyre mjaft të njohur nga publiku.
Bëhet fjalë për Robert Berishën i cili ishte i pranishëm në klub dhe provoi edhe një herë miqësinë e ngushtë me dy këngëtarët e mëdhenj.
Faktin se janë miq e kanë shprehur edhe më herët teksa Roberti tregon përkrahjen e tij për projektet muzikore të Sabri Fejzullahut
apo edhe drekon me Ermalin e me miq të tjerë.
Por i ftuar mbrëmjen e djeshme në club, Robert Berisha tërhoqi vëmendjen e gjithë vajzave që ishin të pranishme duke “vjedhur” pak kështu nga vëmendja për dy këngëtarët e njohur.
Por Ermali e mori sërish “në dorë” situatën duke e prezantuar atë për gjithë publikun dhe sytë e vajzave shndërrisnin.
/AlpeNews.al