Megjithatë, vetitë dobiprurëse të shegës për organizmin njerëzor nuk kufizohen vetëm në kokrrat e saj. Lëvorja e saj sjellë dobi shëndetësore të shumta, e ndër ta edhe ndalimin e kollës.
E një nga vlerat tjera që ka kjo lëvore është vitamina C, e cila ndihmon rregullimin e niveleve të shtypjes së lartë të gjakut, e që njihet si një ndër gjendjet shëndetësore më të zakonshme tek njerëzit.
Përveç këtyre dobive, ju mund të bëni edhe çaj nga lëvorja e këtij fruti.
Ajo ç’duhet të bëni është t’i pastroni copat e lëvores, pastaj t’i vendosni në një gotë qelqi, ta zieni dhe ta mbuloni gotën me kapak duke e lënë të qëndrojë për 20 minuta.