PAS SKANDALIT ME BLUZËN RACISTE/ Gucci merr masa të rëndësishme (FOTO) – AlpeGossip
PAS SKANDALIT ME BLUZËN RACISTE/ Gucci merr masa të rëndësishme (FOTO)

PAS SKANDALIT ME BLUZËN RACISTE/ Gucci merr masa të rëndësishme (FOTO)

Pas skandalit të bujshëm me bluzën e tipit balaclava, Gucci ka emëruar për herë të parë shefen e sektorit të diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes, Renée Tirado, e cila më parë ka punuar në një pozicion të tillë në Major League Baseball.

Për detyrën e re, Tirado do të krijojë, zhvillojë dhe zbatojë një strategji globale që do ta bëjë Gucci-n më gjithëpërfshirës. Po kështu, ajo do të jetë në krye të Programit të Ndërgjegjësimit Kulturor, të Programit Global për Bursat për Dizajn Multikulturor dhe Programit të Brendshëm Global të Shkëmbimeve Kulturore.

“Unë jam pjesë e bizneseve që i bëjnë njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin, duke filluar nga gjithëpërfshirja, diversiteti dhe respekti për të siguruar kështu që Gucci të mbetet i rëndësishëm në mjedisin kulturor,” tha Renée Tirado në një deklaratë.

Në shkurt të këtij viti, marka italiane hoqi nga qarkullimi një bluzë të tipit balaclava – veshje e ngushtë që mbulon gjithë kokën dhe qafën me përjashtim të pjesëve të fytyrës – fill sapo njerëzit shpërthyen në Twitter duke e krahasuar me blackface.

Blackface (Fytyrë e zezë) është një formë e grimit teatral e praktikuar rreth 200 vite më parë në SH.B.A, nga aktorë jo me ngjyrë. Ata nisën të pikturojnë fytyrat në ngjyrë të zezë për t’u tallur me afrikanët. Këto shfaqje fituan popullaritet në shekullin XIX dhe patën një ndikim të fuqishëm dhe ~negativ~ në përhapjen stereotipeve raciste.

Njerëzit u revoltuan dhe e konsideruan të pajustifikueshëm modelin e bluzës (që kushtonte 890 dollarë) duke kërkuar edhe bojkotin e markës së famshme.

Nga ana tjetër, Gucci kërkoi falje duke theksuar se bluza do të hiqej menjëherë. “Ne e konsiderojmë diversitetin një vlerë themelore për t’u mbështetur, të respektuar dhe të rëndësishme për çdo vendim që marrim.”

Ndër të tjera, marka italiane u shpreh se do ta kthejë këtë incident “në një moment të rëndësishëm për të mësuar nga gabimet” dhe se janë “plotësisht të angazhuar për të rritur diversitetin”.