NË FSHEHTËSI TË PLOTË/ Modelja e njohur MARTOHET, do habiteni sa ka kushtuar dasma – AlpeGossip
NË FSHEHTËSI TË PLOTË/ Modelja e njohur MARTOHET, do habiteni sa ka kushtuar dasma

NË FSHEHTËSI TË PLOTË/ Modelja e njohur MARTOHET, do habiteni sa ka kushtuar dasma

Cara Delevingne është martuar në fshehtësi me të dashurën Ashley Benson në Las Vegas.

Mediat e huaja raportojnë se vajzat e njohura zhvilluan një ceremoni modeste të frymëzuar nga Elvis Presley dhe kostoja e dasmës na ka habitur të gjithëve.

Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, dasma e Cara dhe Ashley ka kushtuar vetëm 245 paund.

Vajzat kishin zgjedhur që në ditën e madhe të visheshin me të zeza, ndërsa Ashley mbante në dorë një buqetë me lule.

Në dasmën e tyre ato kanë pasur të ftuar edhe disa personazhe të njohur mes tyre, Charlize Theron, The Jonas Brothers dhe Sophie Turner.

Dasma ka qenë shumë intime kështu që fotot e para nuk kanë dalë ende.

Ato janë përfolur shpesh për marrëdhënien e tyre, megjithatë gjithmonë kanë treguar se dashuria është mbi të gjitha.