Modelja e njohur Ashley Graham vetëm disa ditë më parë bëri publike pritjen e fëmijës së parë. Ajo publikoi një video ku shfaqej tepër e lumtur sëbashku me bashkëshortin e saj.
Këtë herë modelja ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit një foto e zhveshur ku shfaqet më natyrale se kurrë me strija dhe pamjen e vërtetë se si një grua shtatzënë duket. Njerëz të njohur publik por dhe fansat e saj po e adhurojnë natyralitetin dhe sinqeritetin e saj për faktin se postoi një pamje të vërtetë dhe të zhveshur nga filtrat.