E kemi parë shpesh me foto provokuese dhe tejet sensuale. Oriola Marashi di si t’a tërheqë vëmendjen e fansave të saj dhe të kujtdo që e njeh. E pikërisht ditën e sotme Oriola ka zgjedhur që të kthehet pas në kohë.
Modelja është rikthyer tek një ves i vjetër i kohës së gjimnazit. Nuk e dinim fiksimin e saj për të marre xhaketën e babait dhe mund të na duket paksa absurde. Por ja që Oriola përmes disa fotove në instagram, na ka treguar se ky ishte një zakon që nga gjimnazi që ajo e bënte shpesh.
Ajo ka pozuar me xhaketën e babait e megjithatë duket kaq bukur dhe sensuale. Në mbishkrimin e fotove ajo ka thënë : -“Kthim mbrapa tek xhaketa e huazuar e babait si në gjimnaz”,- duke e shoqëruar këtë me ikona të qeshurash. Edhe kështu Oriola shkëlqen!