U NDANË NGA NJËRI-TJETRI/ Mozzik ”hap thesin” në emision për Loredanën (FOTO) – AlpeGossip
U NDANË NGA NJËRI-TJETRI/ Mozzik ”hap thesin” në emision për Loredanën (FOTO)

U NDANË NGA NJËRI-TJETRI/ Mozzik ”hap thesin” në emision për Loredanën (FOTO)

Reperi i njohur Mozzik është komentuar gjatë në media së fundmi. Kjo pasi ai dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre. Pas ndarjes, reperi lajmëroi se do të rikthehet fuqishëm në muzikë dhe së shpejti do të publikohet kënga e tij më e re ‘Dhelpër Dinake’.

Mozzik është treguar mjaft aktiv në muzikë po ashtu dhe në rrjete sociale, por në programe televizive ka munguar prej vitesh. Madje në një postim në Instastory, ai është shprehur për fansat se nuk i pëlqen të jetë prezent në emisione. Mirëpo reperi duket se ka ndryshuar mendje.

Të shtunën, në edicionin e rradhës të ‘Shiko kush luan’, një ndër të ftuarit është vetë Mozziku. Reperi e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në bërë në Instastory. Ai ka publikuar një video nga prapaskenat e programit ‘Shiko Kush Luan’, krah aktorit të njohur të humorit, Rezart Veleshnja. Gjatë emisionit, pritet që Mozzik të mos iu shpëtojë pyetjeve në lidhje me Loredanën, për ndarjen e tyre dhe problemeve të saj me drejtësinë.