Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë projekte muzikore të reja të cilat le ta themi, pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar të suksesshme. Dy nga këngët të cilat kanë bërë ”boom” që në momentin që kanë dalë janë ”Bye Bye” e Taynës dhe Dafinës dhe ”Hala” , bashkëpunimi mes Capital T dhe Majk.
Të dyja këngë janë shumë të pëlqyera dhe të dëgjuara nga publiku por jo vetëm kaq. Kjo nuk është e përbashkëta e tyre e vetme. Nëse se keni vënë re, atëherë po ua themi ne. Detaji i përbashkët i dy bashkëpunimeve është mënyra se si janë ndërtuar këngët. Secila nga këto këngë është e ndërtuar me dy pjesë.
Pra nëse i dëgjoni me kujdes, mund të dalloni se në pjesën e dytë, duket sikur fillojnë këngë të reja. Ndoshta kjo është një ”strategji” e artistëve tanë se si ta bëjnë këngën më tërheqëse dhe të pëlqyeshme.
Çfarëdo gjëje që të jetë ne mund të themi vetëm se ka rezultuar e suksesshme! /AlpeGossip.al
Majk dhe Capital T/ Mund ta dalloni fillimin e pjesës së dytë në minutin 2:40
Tayna dhe Defina Zeqiri/ Mund ta dalloni fillimin e pjesës së dytë në minutin 2:30






![STRESI NË BURG/ Por ai dhe Kejsi do të bëhen prindër? Bukuroshja zbulon planet e qarta: Do të bëjmë…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/01/0ea7cf3b79c255880cc0e27c04b85c0d_L-400x224.jpg)






