PASI DEKLAROJ QË DO MARTOHEJ ME XHESIKËN/ Roberti dhe Nora fotografohen duke darkuar bashkë – AlpeGossip
PASI DEKLAROJ QË DO MARTOHEJ ME XHESIKËN/ Roberti dhe Nora fotografohen duke darkuar bashkë

PASI DEKLAROJ QË DO MARTOHEJ ME XHESIKËN/ Roberti dhe Nora fotografohen duke darkuar bashkë

Tre muaj më parë, Robert Berisha deklaroi se ai dhe Nora i kishin dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë një vajzë. Roberti falenderoi Norën për vitet që kanë kaluar bashkë dhe për faktin që e bëri baba.

Vetëm pak kohë më parë Roberti deklaroi se nuk është ndarë përfundimisht nga Nora pasi nuk i kanë firmosur letrat e divorcit e madje tha se kjo është një pauzë mes tyre.

Mbrëmjen e djeshme, dy këngëtarët janë fotografuar bashkë duke darkuar me një grup miqsh. Këtë e bëri të ditur vetë Roberti duke postuar një foto nga darka.

Kjo vërteton edhe një herë se Roberti dhe Nora i kanë marrëdhëniet shumë të mira edhe pas ndarjes.