”ME DY SHOQET E VETA MË TË NGUSHTA”/ Bieta na tregoi edhe një herë marrëdhënien e afërt që gëzon me të bijën e Albanit – AlpeGossip
”ME DY SHOQET E VETA MË TË NGUSHTA”/ Bieta na tregoi edhe një herë marrëdhënien e afërt që gëzon me të bijën e Albanit

”ME DY SHOQET E VETA MË TË NGUSHTA”/ Bieta na tregoi edhe një herë marrëdhënien e afërt që gëzon me të bijën e Albanit

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi janë një nga çiftet më të pëlqyera të publikut shqiptar. Ata gjithnjë arrijnë të tërheqin vëmendjen e publikut sa herë shfaqen në sytë e tij.

Këtë herë moderatorja bukuroshe e emisionit të pasdites ka postuar një foto tepër të bukur. Ajo shfaqet krahë Albanit dhe vajzës së tij Joelle që ai ka nga martesa e parë.

Bieta foton ku të tre duken shumë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit, e ka shoqëruar me përshkrimin: @albandudushi me 2 shoqet e veta me te ngushta 😁.

Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive që në minutat e para.

Ne gjithashtu ju kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Bieta na tregon se gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me Joelle. /AlpeGossip.al