”TURP PËR…”/ Pas komentit të Ermalit në foton e Elvanës, ndjekësit shpërthejnë kundër Festivalit të RTSH – AlpeGossip
”TURP PËR…”/ Pas komentit të Ermalit në foton e Elvanës, ndjekësit shpërthejnë kundër Festivalit të RTSH

”TURP PËR…”/ Pas komentit të Ermalit në foton e Elvanës, ndjekësit shpërthejnë kundër Festivalit të RTSH

Ditën e stome, në ”You Tube” u publikua kënga me të cilën Elvana Gjata do të marrë pjesë në Fesivalin e RTSH. Kënga titullohet  ”Me tana” dhe deri tani numëron 19,349 klikime.

Elvana e ka bërë të ditur publikimin e këngës së saj me anë të një fotoje në profilin e saj të Instagramit ku i fton të gjithë ndjekësit që ta dëgjojnë. Në seksionin e komenteve, përveç atyre që e komplimentojnë, vëmendjen na e merr komenti që Ermal Mamaqi i ka bërë.

Ai është shprehur: Hajt shyqyr mo që do fitojmë 1 herë Eurovizionin.

Sigurisht, ky koment ka shkaktuar shumë debat në komentet e fotos së Elvanës sepse të gjithë tashmë e morën të mirëqenë fitoren e këngëtares në Festivalin e RTSH.

Një komentues madje i kthehet Ermalit duke i thënë:  do të thot punë e kryer qenka fitorja e Elvanes deri kur do të presim këtë vend te fitoj kënga më e mira 🙈 apo do të shkon çdoherë me dallavere. Turp se pari per drejtorin e festivalit 🤨.

Epo ç’të themi, tani edhe nëse Elvana e fiton me meritë Festivalin, njerëzit do vazhdojnë të mendojnë se ishte e vendosur që më parë… /AlpeGossip.al