Gjatë emisionit “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, moderatorja e njohur Fatma Methasani është shprehur se edhe pse e ka partnerin e saj Alfio kuzhinier, nuk i gatuan asnjëherë në shtëpi. Rudina direkt është “nervozuar” dhe i kërkoi ta merrte në telefon për t’i thënë disa fjalë.
Rudina Dembacaj: Po mirë mo zotëri a nuk ke turp që nuk i gatuan gruas në shtëpi?
Alfio Rrotani: Gënjen nuk është e vërtetë.
Rudina Dembacaj: Si nuk është e vërtetë?
Alfio Rrotani: Po mirë është njësoj sikur ti të bëje një emision në mëngjes, një emision pasdite dhe një emision në darkë.
Rudina Dembacaj: Nuk ka asnjë justifikim
Alfio Rrotani: Në rregull nuk ke faj (qesh).