”JO SE KA QENË KURRË NDONJË GJË TJETËR, PO…”/ Instagrami i Sara Hoxhës është larg të qenit “mama blogere tipike shqiptare” – AlpeGossip
”JO SE KA QENË KURRË NDONJË GJË TJETËR, PO…”/ Instagrami i Sara Hoxhës është larg të qenit “mama blogere tipike shqiptare”

”JO SE KA QENË KURRË NDONJË GJË TJETËR, PO…”/ Instagrami i Sara Hoxhës është larg të qenit “mama blogere tipike shqiptare”

Rrjetet sociale janë kthyer në mjet pune për shumë njerëz. Ka nga ata që përfitojnë para falë reklamave të shumta që postojnë në profilin e tyre, këtu përfshijmë dhe mamatë e reja që reklamojnë veshjet e fëmijëve, pelenat apo dhe lodrat e tyre (gjithmonë kundrejt parave).

Mirëpo ky nuk është rasti i Sara Hoxhës, mamasë së dy djemve, London dhe Roman.

Siç e thekson në postimin e fundit të bërë në Instagram, profili i saj tashmë do të përmbajë vetëm foto të fëmijëve të saj, që nuk janë të sponsorizuara.

Me një foto ku shfaqet duke puthur të porsalindurin Roman, Sara bën këtë deklaratë që gëzoi shumë prej ndjekëse të saj të cilat disi janë “lodhur” nga reklamat e tepërta ndërkohë që Sara shumë thjeshtë dhe me një ironi të hollë na bëri të kuptojmë se profili i saj është zyrtarisht ndryshe.