LIBERTA DHE FLORI RIKTHEHEN BASHKË/ Fotot dhe deklarata gjatë festës së ditëlindjes – AlpeGossip
LIBERTA DHE FLORI RIKTHEHEN BASHKË/ Fotot dhe deklarata gjatë festës së ditëlindjes

LIBERTA DHE FLORI RIKTHEHEN BASHKË/ Fotot dhe deklarata gjatë festës së ditëlindjes

Moderatorja bukuroshe, Liberta Spahiu ka festuar mbrëmë ditëlindjen në një festë mes familjarëve dhe miqve. Në festë nuk mungoi as kantautori Flori Mumajesi me të cilin dikur Liberta ka qenë në një lidhje.

Ndonëse kur Flori ishte i ftuar në “Prive”, ai dhe Liberta dukeshin si dy miq të mirë, sot kanë nisur dyshimet se ata janë rikthyer. Shkak është bërë deklarata e Libertës në një kolazh me foto nga festa.

Në njërën prej fotove Liberta shfaqet duke përqafuar Florin dhe krah postimit shkruan “Duke festuar dashurinë”.

Duke qenë se personat e tjerë në kolazhin me fotot janë familje e miq, Flori është i vetmi të cilit moderatorja bukuroshe mund t’ia ketë kushtuar këtë frazë.

Përpos kësaj në emision Liberta tha: “Kemi shumë për të thënë, por nuk preferojmë!”, duke na shtuar më shumë dyshime për një rikthim të tyre./Xing.al